Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka nënshkruar në Gjenevë një marrëveshje për strehimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara. Ky bashkëpunim do të promovojë kërkimin shkencor dhe shkëmbimin e njohurive, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve, bashkë me mbështetjen financiare dhe në natyrë.



