Rabeta: Autoriteti i Konkurrencës zhvillon shumë pak hetime

Rabeta: Autoriteti i Konkurrencës zhvillon shumë pak hetime

Gazetari Lorenc Rabeta deklaron se partitë politike kur marrin pushtetin e kanë mendjen se si të ndajnë “tortën” e autoriteteve kontrolluese.

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se Autoriteti i Konkurrencës zhvillon shumë pak hetime dhe ato hetime që kryen nuk prodhojnë rezultate.

Në momente ndërrimi pushteti, ne bëhemi dëshmitarë të një lufte brenda palës fituese cila palë të kapi AKBN, autoritetin që kontrollin industrinë farmaceutike, të kapi Autoritetin e Konkurrencës dhe jemi që palët fituese në momentin që marrin pushtetin fillojnë ndajnë “tortën”.

Bëhet fjalë për autoritete si AKBN, AKEP, se duhen parë numrat për të cilat flet AKEP flet për miliona përdorues.

Janë 1.6 milionë përdorues sikur veprimin minimal të bëjnë është 1.6 milionë euro.

Ndaj partitë politike jo vetëm që nuk kanë ndërmend t’ia japin opozitës, por i mbajnë për vete.

Në këto institucione ndikon politika dhe oligarkët dhe iu merren bizneseve të ndershme dhe qytetarëve të ndershëm miliona euro dhe i përqendrojnë te një qytetar i vetëm.

Tregu i telekomunikacionit dhe tregu financiar janë më të kërkuarit, për shkak të spektrit që mbulojnë.

Autoriteti i Konkurrencës zhvillon shumë pak hetime. Kemi disa hetime në tregun e hidrokarbureve, që të gjitha kanë prodhuar zero rezultate.

Në Shqipëri me akuza kaq të forta për monopole në komunikimet elektronike, hidrokarbure, gjithë këto dyshime dhe akuza si ka mundësi që ky autoritet nuk konkludon se kemi shkelje të konkurrencës në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy