Planet për sipërmarrjen e re të Bill Gates: Reaktorët bërthamorë do të plotësojnë energjinë diellore dhe të erës

Planet për sipërmarrjen e re të Bill Gates: Reaktorët bërthamorë do të plotësojnë energjinë diellore dhe të erës

Një ndërmarrje e energjisë bërthamore e themeluar nga Bill Gates të enjten deklaroi se shpreson të ndërtojë reaktorë bërthamorë që mund të ruajnë energjinë elektrike dhe të plotësojnë rrjetet që furnizohen gjithnjë e më shumë nga burime alternative si energjia diellore dhe ajo e erës.

Projekti është pjesë e iniciativës së filantropit shumë të pasur në ndihmë të luftës kundër ndryshimeve klimatike, pasi është i vetmi burim energjie që nuk çliron karbon.

TerraPower LLC, të cilën Gates e themeloi 14 vjet më parë dhe partneri i saj GE Hitachi Nuclear Energy, po mendojnë të komercalizojnë reaktorët e quajtur Natrium, gjatë këtij 10 vjeçari në SHBA”, tha Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i TerraPower, Chris Levesque.  

Projekti nuk është raportuar më parë.

Levesque tha se kompanitë kanë kërkuar fonde shtesë nga partnerët privatë dhe Departamenti i Energjisë në SHBA dhe se projekti ka mbështetjen e PacifiCorp, në pronësi të Berkshire Hathaway të miliarderit Warren Buffett, së bashku me Energy Northwest dhe Duke Energy.

Deri në vitin 2050 do të shohim të ndërtuar qindra reaktorë në të gjithë botën, duke zgjidhur shumë nevoja të ndryshme të energjisë”, tha Levesque.

Impiantet 345 megavat do të ftohen me natrium të lëngshëm dhe do të kushtojnë rreth 1 miliard dollarë.

Energjia bërthamore është një burim kryesor i energjisë elektrike, por shumë impiante në SHBA po mbyllen për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës nga dielli dhe era.

Kritikët e bërthamës së përparuar kanë paralajmëruar se bërthamat më të vogla janë edhe më të kushtueshme se ato konvencionale.

Megjithatë, impiantet e reja janë krijuar për të plotësuar një fuqi të rinovueshme, pasi ato do e ruajnë fuqinë e reaktorit në tanke me kripë të shkrirë gjatë ditëve kur rrjeti furnizohet mirë.

Energjia bërthamore mund të përdoret më vonë, kur energjia diellore dhe e erës janë të ulëta për shkak të kushteve të motit.

Gates, kryetari i bordit të TerraPower, tha në një deklaratë se risia e Natrium ishte "shumë e vështirë" por ekipi i tij kishte "ekspertizë, përvojë tregtare dhe burimet e nevojshme" për të zhvilluar reaktorë të vlefshëm.

Levesque tha që impiantet Natrium, së pari, do të ndërtoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të zhvilluara, por më vonë mund të përhapeshin edhe në shtetet që nuk kanë fuqi bërthamore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy