Trafiku ajror në botë nuk do të marrë veten deri në 2024

Trafiku ajror në botë nuk do të marrë veten deri në 2024

Parashikimet ekonomike janë pesimiste për kompanitë e fluturimeve. Trafiku ajror nuk do të përjetojë rritje deri në vitin 2024.

Rol negativ për këtë kanë luajtur SHBA dhe Kina, pasi nuk arritën të mbanin nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

Referuar IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), rënia e pronotimeve nga bizneset e mëdha, besimi i ulët nga njerëzit, papunësia dhe frika për infektim janë disa prej faktorëve të tjerë që do të ndikojnë për një kohë të gjatë në ekonomi.

IATA pret që planifikimet të bien me 55% në vitin 2020 në krahasim me 2019. Gjithashtu, shifrat e vitit 2019 nuk priten të rikthehen deri në vitin 2024.

Ndonëse në sezonin veror pritej një rritje e udhëtimeve ajrore, prenotimet janë në nivele të ulëta, pasi shumë shtete kanë ende si kusht karantinimin.

Për kompanitë ajrore, pavarësisht fondeve të përfituara nga shtetet, duket se nuk ka lajme të mira.

Vendet e punës janë shkurtuar, pasi qytetarët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në vendin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy