Qeveria shpall katër bashki zona me përparësi për zhvillimin ekonomik

Qeveria shpall katër bashki zona me përparësi për zhvillimin ekonomik

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar, Elbasan. 

 

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona janë zhvillimi ekonomik, zhvillimi industrial dhe zhvillimi turistik.

 

Në Elbasan shpallet “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, njësia administrative Funar, me sipërfaqe 1439. 89 hektarë; njësia administrative Gjinar, me sipërfaqe 1047.74 ha, njësia administrative Tregan, me sipërfaqe 398.1 ha, njësia administrative Shushicë, me sipërfaqe 705.96 hektarë.

 

Shpallet “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Përmet të zonës nr.1, njësia administrative Çarçovë, fshatrat Kanikol dhe Draçovë, me sipërfaqe 2.04 km².

 

Qeveria vendosi shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Skrapar të zonës zhvillimore nr.1, Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom, me sipërfaqe 258 hektarë.

 

Shpallet “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Belsh të njësia administrative Belsh, fshati Qafshkallë, me sipërfaqe 126.4 ha, fshati Gradishtë, me sipërfaqe 1.49 ha, fshati Seferan-Hysë, me sipërfaqe 68 ha, njësia administrative Rrasë, fshati Shegas, me sipërfaqe 69.8 ha; njësia administrative Fierzë, fshati Fierzë, me sipërfaqe 143.9 ha, 

 

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy