Gjyriqi: Të ardhurat e patatuara të influencerëve, konkurrencë e pandershme në treg

Gjyriqi: Të ardhurat e patatuara të influencerëve, konkurrencë e pandershme në treg

Kreu i biznesit të vogël për Tiranën, Blerina Gjyriqi e cilëson si konkurrencë të pandershme në treg, mos tatimin e të ardhurave të influencerëve.

 

Duke folur për emisionin “MCN Economy” ajo komentoi si të drejtë vendimin e Tatimeve për të tatuar çdo individ që gjeneron fitime në rrjetet sociale, si dhe ata që përdorin plaftormat Airbnb apo Booking.

 

Sipas saj, influencerat duhet patjetër që të jenë subjekt i tatimeve, pasi operojnë me shifra marramendëse.

 

Çdo i dypunësuar duhet patjetër të ketë deklarime të sakta dhe t’i përgjigjet ligjit. E quaj konkurrencë të padrejtë pjesën e influencerëve. Gjithë të ardhurat që kanë marrë në vitet e fundit kanë qenë të patatuara. 

 

Është një konkurrencë e pandershme, se kanë qenë të ardhura bruto, të patatuara. Duhet të jenë patjetër të tatuara, me një NIPT. Se 33 milionë euro të hyra nga këta influencera, nuk është një shumë e pakonsiderueshme.

 

Të gjithë këto të ardhura të patatuara nga qeveria, janë në kurriz të bizneseve të vogla. Në janar 2026 kemi dhe rritjen e pagës minimale, që është një taksë e drejtpërdrejtë, që rëndon mbi biznesin e vogël, i cili do ketë shumë vështirësi financiare. 

 

Unë mendoj se është një taksë e pastudiuar mirë. Në dhjetë vjeçarin e fundit, gjysma e bizneseve të vogla kanë falimentuar. Nëse vazhdohet kështu nga qeveria, do dalin nga tregu edhe gjysma e bizneseve që kanë ngelur. 

 

Influencerët duhet patjetër që të jenë subjekt i tatimeve, se operojnë me shifra marramendëse. Nuk operojnë me fatura tatimore apo NIPT, të gjithë të ardhurat e tyre janë bruto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy