Ministria e Financave: Nisim së shpejti anketimin e bizneseve të prekura nga tërmeti

Ministria e Financave: Nisim së shpejti anketimin e bizneseve të prekura nga tërmeti

Pas thirrjeve nga opozita, Ministria e Financave deklaroi se do të nisë së shpejti anketimin në të gjitha bizneset e prekura për të parë efektet negative nga tërmeti.

Lajmin e bëri të ditur përmes një deklarate për mediat, zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen.

Ajo shtoi se do bëhet anketim i detajuar jo vetëm për dëmtimet e bizneseve, por edhe për aktivitetin e tyre.

Anketim të detajuar për të gjitha bizneset që kanë pasur një impakt negativ nga tërmeti, jo vetëm dëmtimet por edhe për aktivitetin, humbjet që mund të kenë pasur gjatë kësaj periudhe për të pasur atë faturë financiare që është e domosdoshme dhe për të dizenjuar ato masa konkrete”, deklaroi Sorensen.

Ndërsa, ish-deputetë të opozitës kanë bërë thirrje që shteti të ndihmojë qytetarët, të anulojë koncesionet dhe paratë të shkojnë për bizneset e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy