Blegtoria në rënie, Sulaj: Duhen subvencione mbi bazë të prodhimit dhe jo numrit të krerëve

Blegtoria në rënie, Sulaj: Duhen subvencione mbi bazë të prodhimit dhe jo numrit të krerëve

Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit Kapllan Sulaj, për rënien e numrit të gjedhëve ku në vitin 2014 numëroheshin 500 mijë dhe në vitin 2024 kanë zbritur në 272 mijë, flet për përgjysmimin e tyre.

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se duhen subvencione mbi bazë të prodhimit dhe jo numrit të krerëve.

Sulaj ngriti si shqetësim se prej vitesh nga ministria e Bujqësisë aplikohet e njëjta skemë subvencionesh për mos t’i hapur punë vetes. 

Kemi patur diku te 500 mijë krerë gjedhë që përfshinin lopë, viça e me radhë dhe ka qenë një pasuri e vendit e cila mbështeste ekonominë shqiptare, por edhe popullatën me ushqim. Kemi përgjysmim të numrit të gjedhëve. 85-90% e totalit të qumështit në vendin tonë prodhohet nga gjedhi dhe është ushqimi bazë për të vegjlit, të moshuarit. 

Nga 385 mijë krerë lopë numri ka rënë në 224 mijë krerë, afro 120 mijë krerë ulje, e cila është një ulje e madhe në këto vite. Është problem jo vetëm për sektorin e blegtorisë, por edhe për ekonominë. Ajo që vëmë re në zhvillimin e sektorit të gjedhit, është se kanë munguar subvencionet. Numri i fermerëve të gjedhit është në ulje, bashkë me numrin e krerëve.

Nga 358 mijë lopë në vitin 2024, sot kemi vetëm 224 mijë. Ajo që nuk e stimulon sektorin e blegtorisë në vendin tonë, është mungesa e skemave të subvencioneve. Ka disa skema të vjetra subvencionesh, që bazohet në numrin e krerëve. 

Disa personave në ministrinë e Bujqësisë ka vite që iu ka ngelur ora, e marrin shabllon atë skemë subvencionesh dhe e aplikojnë. Dhe kur ndërrohen ministrat, e njëjta skemë aplikohet, një staf mediokër, që për mos t’i hapur punë vetes, aplikojnë të njëjtat skema.

Për fat të keq shumë ministra të Bujqësisë nuk kanë informacion për blegtorinë. Ka ardhur koha të ndryshohet në mënyrë radikale, me skema mbështetëse të koordinuara, jo vetëm mbi numër krerësh, por mbi bazën e prodhimit. Se prodhimi rrit sasinë e prodhimit të qumështit dhe mishit, por stimulon dhe fermerët që të rrisnin numrin e krerëve. 

Kjo nxit nga ana tjetër edhe përmirësimin racor të gjedhëve. Nëse do vendoset një subvencion i rëndësishëm për subvencionimin e mishit dhe qumështit, do të përmirësojnë racat. Në vitin 2014 kemi patur 1898 mijë dhen, ndërsa në vitin 1177 krerë. Një rënie prej 700 mijë krerësh. Largimi i të rinjve ka bërë që ky sektor të frenohet. 

Pasi sektori i rritjesh së dhënëve kërkon angazhimin e të rinjve. Ne kemi humbur një numër të konsiderueshëm të dhenve, pasi janë rritur kërkesat për mish qengji, janë rritur kërkesa për djathë kaçkavall, edhe prej numrit të turistit.

Kjo ka bërë që pjesa e remonteve të tufës të përdoren për mish dhe jo për të shtuar numrin e krerëve. Dhe nëse nuk do ketë mbështetje në këtë sektor, do shkojmë më tej në reduktimin e krerëve. 

Kërkohen skema mbështetëse me lançimin e thirrjeve për subvencione, që të mbështesim ferma të mëdha në vend.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy