Banka nxjerr në treg monedhën 100 mijë lekë, do të ketë portretin e Asdrenit

Banka nxjerr në treg monedhën 100 mijë lekë, do të ketë portretin e Asdrenit

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, gjatë mbledhjes së sotme miratoi tematikën e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë të rinjë.

Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdreni, kombinuar me simbolet e figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe me një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT.

“Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshir e një qëllim”.

Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Gjithashtu, këshilli bëri ndryshime  në miratimin e disa ndryshimeve në rregulloret për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR).

Ndryshimet synojnë përshtatjen e rregulloreve, në kushtet e anëtarësimit të Bursës Shqiptare të Titujve në këtë sistem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy