6 shoqërive të kursim kreditit që kanë paraqitur kërkesë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave, iu është refuzuar kërkesa pasi ato nuk plotësojnë kriteret e vendosura në ligj. Afro një vit më parë në skemën e sgurimit u futën edhe shoqëritë e kursim kredit, të cilave iu garantohen deri në 2 milionë lekë depozita.



