Neranxi kundër Jakës: Jo plehrave, hashashit dhe bordellove në Shqipëri

Neranxi kundër Jakës: Jo plehrave, hashashit dhe bordellove në Shqipëri

Nikollaq Neranxi ka publikuar një reagim të Shoqatës së Mbrojtes së Tregtarëve ku shprehet shqetësimi në lidhje me deklaratat e Nikolin Jakës.


Në deklaratë, shoqata që drejtohet nga ish-deputeti Neranxi shprehet se është kundër mbushjes së Shqipërisë me plehra, hashash dhe bordello.

“Asnjë sipërmarrësi të ndershëm nuk i intereson që të legalizohet hashashi, qoftë edhe për qëllime farmaceutike. Ska gjë me cinike se sa të hedhësh idenë e legalizimit të hashashit, pikërisht tani që Shqipëria është e gjitha e mbushur me hashash. Dhe më skandalozja, Jaka artikulon pikërisht në këto momente kritike për vendin ku është në pikëpyetja mbijetesa, nevojën e shtëpive publike! Jaka, njeriu që përfiton vazhdimisht fonde publike, po bën një krim duke dalë të flasë në emër të biznesmenëve shqiptarë dhe duke u shpallur promotori i mbushjes së këtij vendi me pislliqe, drogë dhe prostitute” – thuhet ndër të tjera në reagimin ndaj deklaratave të kreut të Dhomës së Tregtisë.



 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy