Profesori i ekonomisë Elvin Meka, për vlerësimin pozitiv nga “Standard & poor” të stabiliteti dhe qëndrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, thotë se rritja e borxhit është më e vogël se rritja ekonomike.
Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se borxhi është në ulje, inflacioni është i mbajtur nën kontroll, në kufi të pranueshëm.
Sipas tij, ndërsa vihet re një likuiditet i lartë në tregun shqiptar, Banka e Shqipërisë është gjetur përballë kësaj situate, jo më shumë prej mbajtjes së qëndrueshëm të kursit të këmbimit, se sa nga likuiditeti i tepërt në ekonomi.
Agjencia “Standard & poor” në bazë të të dhënave që disponon nga Shqipëria, vlerëson se ky aktualitet do të vijojë, gjithmonë nëse nuk ka ngjarje të papritura të cilat nuk mund të parashikohen dhe do të jetë subjekt i verifikimeve të mëtejshme.
Nëse ekonomia shqiptare do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, nuk priten ndryshime. Është një vlerësim që ka të bëjë me pozicionin e financave publike, cili është roli i qeverisë, por edhe me atë që ndodh në shoqëri dhe biznes.
Në terma të përgjithshëm klasifikimi ka dy pjesë të mëdha, pikë ose nota për vlerësim dhe ato spekulative.
Shqipëria nuk është ende në nivelin e parë të këshillueshëm për investim, pasi ekonomia përballet akoma me rreziqe dhe në periudhën afatmesme dhe afatgjatë mund të përballet me rreziqe që mund të kompromentojë situatën makro.
Qeveria ka marrë borxh të ri, por ritmi i rritjes së këtij borxhi është më i vogël se rritja ekonomike.
Borxhi është në ulje, inflacioni është i mbajtur nën kontroll në kufi të pranueshëm. Ka likuditet më tepër nga sa është në gjendje të absorbojë ekonomia shqiptare.
Ndërsa vihet re një likuiditet i lartë në tregun shqiptar, Banka e Shqipërisë është gjetur përballë kësaj situatee, jo më shumë prej mbajtjes së qëndrueshëm të kursit të këmbimit, se sa nga likuiditeti i tepërt në ekonomi.
Ekonomia shqiptare bazohet fortë në turizëm dhe në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe “Standard & poor” thotë nëse do mbetemi nga këta sektorë, kaq mund të prodhojë ekonomia shqiptare.
Ky është kapaciteti optimal që mund të prodhojë ekonomia shqiptare.



