Tola: S’ka strategji për rritjen ekonomike, kërcënimi nga paratë e pista më i madh se përfitimet

Tola: S’ka strategji për rritjen ekonomike, kërcënimi nga paratë e pista më i madh se përfitimet

Për ekspertin e ekonomisë, Igli Tola, rritja ekonomike në vend, ka pësuar rënie. Nga MCN LIVE ai deklaroi se ekonomia është e zhvilluar në mënyrë sporadike pa pasur një strategji, apo masat që duhet të ndërmerren.

Sipas tij situata ekonomike në vend duket sikur pësoi një përmirësim vetëm 3 mujorin e tretë të këtij viti që erdhi nga turizmi.

Siç e kemi paralajmëruar ekonomia shqiptare, po shkon drejt një staflacioni. Inflacioni i lartë po shoqërohet me një rënie të rritjes ekonomike. Kjo gjë dhe në deklaratën e FMN u bë e ditur, parashikimet për këtë vit janë deri diku më optimiste, po duhet të shohim dhe muajit në vijim, ku parashikimet dhe për tregjet ndërkombëtare janë tejet optimiste, kjo rritje ekonomike të jetë më e ulët. Kur themi 3% duket sikur është mirë, por duhet thënë se falenderues këtë vit duhet ti jemi turizmit. Ishte 3 mujori i tretë i viti që përmirësoi këtë situatë duke sjellë që rritja ekonomike të jetë në ujëra pozitivë. Por nuk është e mjaftueshme, sepse ekonomia është e zhvilluar në mënyrë sporadike pa pasur një strategji. Nuk dihet se çfarë masash po merren për të rregulluar këtë performancë ekonomike. Ne sot po bëjmë një amnisti të përgjithshme dhe duhet të bëjmë kujdes me turizmin sepse është shtylla që po mban në ujëra pozitive ekonominë.

Duke komentuar për industrinë e ndërtimit, Tola theksoi se është evidente që paratë e padeklaruara jenë prezentë në ekonominë shqiptare dhe është fakt që është bërë dhe një sy i verbër nga institucionet që këto para po pastrohen në ekonomi.

Në rastin e industrisë së ndërtimeve, ajo që sot kërcënohet përmes kësaj amnistie është legalizimi i kriminalizimit në ekonomi. Nëse këto fonde legalizohen në mënyrë direkte dhe më pas investohen në sektorë të caktuara të ekonomisë ndodh që investitorët e rinj do nxjerrin nga tregu ata të ndershmit, por duhet theksuar se kërcënimi që ato do sjellin është më i madh se përfitimet. Ne aktualisht jemi delja e zezë në çdo raport, duhet forca e ligjit sepse në të kundërt do vazhdohet të bëhet korrupsion dhe do bëhemi një lavatriçe. Duhet të bëjmë një ekonomi mbi parimet e rregullave apo një lavratiçe ku pastrohen paratë e shqiptarëve dhe ndragetës. Nëse do bëhemi lavatriçe masive ta bëjnë publike dhe ta dimë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy