OSHEE: Reduktohen defektet e shkaktuara nga përmbytjet

OSHEE: Reduktohen defektet e shkaktuara nga përmbytjet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi në mbrëmje se megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e avarisë së kompanisë kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes . Sipas informacionit të orës 19:15, numri i fiderave me defekt është 11, ku afro 90% e linjave të dëmtuara janë në zona rurale, një pjesë ndodhen në shumë larg qendrave.

Hidrovorët dhe spitalet furnizohen normalisht me energji elektrike, përfshi edhe institucionet e rëndësisë së veçantë. Sakaq, vijon riparimi i defekteve, dhe nga informacionet e fundit, ka të tjera zona që u është rikthyer energjia elektrike.  Zonat ku po punohet për rikthimin e energjisë në Tiranë janë Valias, Qerekë (pjesërisht), Tapizë

Në Durrës janë Ballaj, Kruja pjesërisht dhe Borizanë. Në Elbasan, pjesërisht Mollas /Cërrik, ndërsa në Gjirokastër është Delvina. Në vlorë po punohet për rikthimin e energjisë në Novoselë, ndërsa në Shkodër në zonën e Komanit e Velipojës pjesërisht.

Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar defektet sa më shpejt dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy