Soko: Bonusi për pensionistët s’është rritje, paga minimale 50 mijë lekë shton kontributet

Soko: Bonusi për pensionistët s’është rritje, paga minimale 50 mijë lekë shton kontributet

Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se pensioni mesatar prej 400 euro i premtuar nga Kryeministri, është ajo që kërkohet nëse do fillojmë të aplikojmë minimumin jetik i cili është rreth 220 euro. 

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se nëse minimumi jetik është 220 euro, duhet që pensioni mesatar të jetë 400 euro.

 

Në vijim ai shtoi se bonusi për pensionistët nuk është rritje, por vjen si shpërblim i shpërndarë në të 12 muajt e vitit. 

 

Sipas tij, rritja e pagës minimale do të sjellë më shumë kontribute në buxhetin e shtetit, për të mbuluar shpenzimet për të rritur pensionin apo mbuluar bonuset. 

 

Nuk shoh rritje të kontributeve, në sensin e rritjeve organike. Mund të ketë shtrëngim dhe rritje të moshës së pensioneve, rritje të tarifës së sigurimeve shoqërore, të gjitha këto ndoshta mund të merren parasysh, por është çështje prioriteti dhe vullneti. Këtu kemi të bëjmë me një bonus vjetor i cili është shpërndarë për vitin e parë, ky bonus po shpërndahet në janar. 

 

Bonusi nuk është rritje pensioni. Kjo e gjitha po vjen si shpërblim. Është diçka shumë delikate, e dobët. Mund të zhbëhet. Nëse do kishim rritje pensioni, atëherë do kishim rritje të qëndrueshme, kjo që po propozohet është shpërblim i shpërndarë në 12 muajt e vitit.

 

 Për vitin 2030 do të duhet pritur për të parë se kush do të jetë qeveria. Për 2030 duhet të dëgjojmë kryeministrin e radhës. Për 2025-2029 kemi të bëjmë me 1 miliardë euro për katër vite për pensionet dhe me kaq sa flasim, nuk del që pensioni mesatar të shkojë 400 euro. Do të duhen minimumi 2 miliardë euro.

 

Pensioni ka zënë pjesën e luanit në buxhet gjithë jetën, kështu ka ndodhur në çdo buxhet nga 1990 dhe deri sot. Indeksimi dhe shpërblimi janë të ndara. Se indeksimi bëhet për trupën e pensionit, është ruajtja e vlerës së pensionit.

 

Indeksimi i pensionit është ruajtja e fuqisë blerëse, nuk është rritje. Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë të reja, do të çojë në rritjen e kontributeve shoqërore, ndaj rritet paga minimale. 

 

Rritja e pagës minimale do të sjellë më shumë kontribute në buxhetin e shtetit, për të mbuluar shpenzimet për të rritur pensionin apo mbuluar bonuset. E ndihmon skemën, se bëhet fjalë për diku te 100 milionë euro që shtohet në skemën e pensioneve. 100 milionëshin e mbulon rritja e kontributeve me pagën minimale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy