Hasani: Të ndërhyhet për të zbutur efektet e çmimit të naftës në bujqësi

Hasani: Të ndërhyhet për të zbutur efektet e çmimit të naftës në bujqësi

Profesor Leons Hasani, e quan të domosdoshme një ndërhyrje në zbutjen e efekteve të çmimit të naftës në këtë moment, referuar çmimeve të produkteve bujqësore, por edhe vetë prodhimit bujqësor.

 

Duke folur për “MCN Economy” ai tha se konflikti në Lindjen e Mesme dhe situata në Ngushticën e Hormuzit, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë te fermeri shqiptar, duke rritur kostot.

 

Sipas tij, nëse qeveria shqiptare nuk ndërmerr hapa konkrete jo vetëm për të rritur subvencione dhe bërë naftën më të lirë për fermerët, konsumatori shqiptarë do paguajë çmim më të lartë.

 

Jemi në një situatë tejet delikate për sektorin e bujqësisë, shtuar situatën jo të mirë në sektor, shtuar dhe konfliktin në Lindjen e Mesme sa i përket Ngushticës së Hormuzit, rritur me 20-30% që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë fermerin shqiptar, duke rritur kostot.

 

Në fund është tregu që përcakton çmimet dhe qytetarët janë ata që paguajnë çdo lloj pagese kostoje, psikologjike dhe ekonomike dhe për rrjedhojë shkarkohet kjo lloj kostoje dhe barre tek qytetarët. 

 

Nëse i referohemi rekordeve të së shkuarës gjatë periudhës së pandemisë dhe luftës Rusi-Ukrainë, Bordi i Transparencës kishte qëllim të ruante një çmim tavan, por sa ia doli këtu ka kritika se qytetarët e provuan se çmimet nuk u mbajtën të qëndrueshme. 

 

Sot gjendur përballë një situate të ngjashme të njëjtë, pavarësisht dëshirës së qeverisë për të mbajtur çmimet nën kontroll, janë të luhatur nga tregjet dhe bursa ndërkombëtare dhe qeveria shqiptare duhet të kishte ndërhyrë më parë për të detyruar grosistët të mbanin karburant rezervë për një vit apo një vit e gjysmë. 

 

Çmimi do të transmetohet tek gjithë zinxhiri dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as produktet bujqësore. Ne si konsumator do drejtohemi drejt produkteve që vijnë nga importi dhe jo produkteve që vijnë nga vendi ynë. 

 

Në finale, nëse qeveria shqiptare nuk ndërmerr hapa konkrete jo vetëm për të rritur subvencione dhe bërë naftën më të lirë për fermerët, në fund të ditës konsumatori shqiptarë do paguajë një çmim më të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy