Shlyerjet e detyrimeve me këste, OSHEE: Afat deri në dhjetor

Shlyerjet e detyrimeve me këste, OSHEE: Afat deri në dhjetor

Të gjithë abonentët familjarë apo biznese që kanë detyrime ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të kenë afat deri në 31 dhjetor që të paguajnë me këste.

Pas skadimit të afatit të zbatimit të aktmarrëveshjeve në muajin qershor, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE vendosi që të riaktivizojë skemat lehtësuese të pagesës me këste. Në bazë të aktmarrëveshjeve, konsumatorët familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, përfitojnë reduktim kamatëvonese në masën 70%.Ndërsa këstet fikse për konsumatorët familjarë janë me vlerë 2800 lek dhe 1.200 për personat e kategorisë që trajtohen me ndihmë Ekonomike apo Pensionist Kryefamiljarë.

Ndërkohë për Konsumatorët jo familjare që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit në bazë të aktmarrëveshjes përfitojnë reduktim kamatëvonese në masën 50%.

Që prej nisjes së zbatimit të kësaj skeme OSHEE ka nënshkruar 390 mijë aktmarrëveshje nga abonentëve familjar dhe privat.

Vetëm në bazë të pagesave me këste, ky institucion ka një reduktim të detyrimeve për 7-Mujorin 2017 me afro 1.7 miliardë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy