Gjatë ditë së sotme banorët e fshatit Vodë kanë protestuar për mungesë të ujit të pijshëm. Nga ana tjetër banorët në Lumas kanë protestuar kundër, duke mbështetur grevën e cila zhvillohet prej ditësh pasi kërkojnë pezullimin e punimeve në Sinec.
Lidhur me këtë fat, avokati i banorëve protestues të fshatit Lumas, Arben Llangozi, tha përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, se protesta e sotme e fshatit Vodës, është partiake dhe e organizuar nga Bashkia Kuçovë. Sipas Llangozit, ky është absurdi i rradhës kur një kryetar bashkie, organizon protestë kundër banorëve të saj.
“Është organizuar sot një protestë në fshatin Vodës, nga PS, nga bashkia Kuçovë, përksisht në krye të protestës ka qneë shtetasi Përparim Doku, kryetari i PS në fshatin Lumas, drejtor i ujësjellsit Kuçovë, Ardi Cilaj, administrator i zonës administrative Lumas, Franc Pula, drejtor i Ujsjellësit Kuçovë,
Protetsë partiake e organizuar, nga të gjithë këta persona, familjarët e tyre të ardhur nga qyteti i Kuçovës, për protetsën e banorvëve të fshatit Lumas. Është skandaloze, që në vitin 2021, bashkia Kucovë organizon mitingje kundër banorëve të fshatit Lumas. Ne kemi konstatuar që këta persona janë organiziatorët e kësaj proteste, dhe nga ajo janë duke u berë kallëzime përkatëse penale, në SPAK që është shtesë kallëzimi kundrejt kryetarit të bashkisë Kucovë, sepse nuk ka sens të ngritet kryetari i një bashkie të bëj protestë kundër qytetarëve të vet, është një absurditet të cilin ne e dënojmë dhe i jemi drejtuar SPAk me kallëzim penal”.
Nga ana tjetët Llangozi, thotë se nuk kanë asgjë rreth marrëveshja së lidhur mes Bashkisë Kuçove dhe firmës Salillari që merret me ndërtimin e ujësjellësit, porse me paligjshmërinë e kësaj marrëveshje, që sipas tyre paraqet një leje zhvillimore kriminale.
“Ne jemi kundër një leje zhvillimore të dhënë nga bashkia Kucovë, nuk kemi kundërshtuar asnjëherë marrëveshjen mes bashkisë dhe nje shoqërie private, kemi kudërshtuar një leje zhvillimore kriminale e cila është kundërshtuar në gjykatë dhe në prokurori. Kjo marëveshje e lidhur mes tyre, është një marëveshje zbatimi, por kjo është pasojë e sjell nga një veprim kriminal i mëparshëm dhe ëhstë pikërisht kjo leje e lëshuar nga kryetari i bashkisë, ne nuk i futemi marrëveshjes, por leja nga bashkia, është dhënë e paligjshme në shumë rrethana. E Para bashkia, nuk ka marë leje nga basetet ujore, duhej të mirrej leje nga institucioni që e administron këtë ujë”.



