Avokati Rezart Kthupi, flet për kartel, lidhur me masat e qeverisë për naftën dhe heqjen e akcizës 20% nëse kalon 220 lekë për litër.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se askujt nuk i intereson ulja e çmimit.
Po presim të rritet çmimi që të na heqin akcizën... Çmimi i benzinës 219, po të shkoj 220 do e ulim. Pse asnjë nga këta shitësit nuk e bënte dot 220 lekë, që ta ulte kryeministri? Nuk e ulin këta. Bëje ti karteli i naftës që ta ndihmosh popullin 220 lekë litri.
Do ta çojmë ne 220 çmimin dhe Kryeministri do të detyrohet të ndërhyjë. Ky është një kartel i madh, ku Kryeministri dhe këta që menaxhojnë naftën, menaxhojnë këto paratë shtesë mes tyre.
Një Kryeministër që ka rezerva nafte, siç e parashikon ligji, thotë do lirojmë rezerva nafte për një muaj, se i ke të blera më parë, për të ulur çmimin. Por nuk i intereson askujt ulja e çmimit.
Të gjitha palët janë dakord që çmimi të rritet, dhe kur çmimi të shkojë 220 lekë, do iu heqë 7 lekë nga akciza.



