Çmimi i patentës/ DPSHTRR: Kemi zgjatur afatet e vlefshmërisë, i kursejmë mbi 4 mijë lekë çdo qytetari

Çmimi i patentës/ DPSHTRR: Kemi zgjatur afatet e vlefshmërisë, i kursejmë mbi 4 mijë lekë çdo qytetari

Nga 5 shkurti, qytetarët që pajisen rishtas me leje drejtimi do të paguajnë më shumë. Rritja e çmimit lidhet direkt me patentën dhe nuk ka të bëjë me tarifat e autoshkollave. Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor, e cila ka indeksuar tarifat e shërbimeve, sqaron se krahas rritjes së çmimit është rritur edhe afati i vlefshmërisë së lejeve të drejtimit.

Kështu, p.sh. nëse për një leje drejtimi me afat vlefshmërie më parë paguanim 3 500 lekë, me ndryshimet e reja do të paguajmë 4 500 lekë, por vlefshmëria e saj shkon në 15 vite.

Drejtoria e Shërbimit Rrugor ka bërë një përllogaritje të kursimit që rezulton nga kjo rritje.

Shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7 569 450 kilometra vajtje/ardhje, 529 862 litra karburant, 12 616 dite punë/vit kohë e shpenzuar), nuk mund te konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4 170 lekë për qytetar në vit.

Si ndryshojnë tarifat

• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti!

* Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3 500 lekë, tashmë bëhet 2 000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite!

* Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lek®, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lek®, e shpërndare në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lek/vit!

* Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0.

* pasi është eliminuar testimi për kategorinë C!

Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetar®, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 leke (7,7 milionë euro) •

Ky vendim, për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimit, hyn në fugi me datë 5 Shkurt 2024 dhe do të pasqyrohen në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy