Sipas statistikave të Operatorit të Shpërndarjes, në janar 2016 energjia e hedhur në rrjet është 671 mijë mwh, kur tradicionalisht të paktën për 6 vitet e mëparshme kjo ka qenë mbi këtë vlerë, madje mbi 700 mijë mwh. Në muajin shkurt energjia në rrjet ishte 559 mijë megavat/orë, ndërkohë që nga viti 2010 deri në 2015 ajo është luhatur mesatarisht mbi 600 mijë mwh.
Në mars energjia në rrjet ishte 573 mijë mwh, kur në fakt në 8 vitet e fundit luhatshëmria është sërish mbi 600 mwh. Te dhenat tregojnë se formalizimi i pagesave, per faturat e energjise, ka bërë që të ulet konsumi duke rezultuar në fatura me vlera më të ulëta.
Sipas OSHEE-s, totali i energjisë së konsumuar në rrjet arrin nga janari në gusht në vlerën 4.6 milionë megavat/orë, nga të cilat 4.2 milionë janë për konsumatorët në rrjetin e shpërnadrjes, ndërsa pjesa tjetër i përkasin konsumit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Tec Vlorës dhe Klientët e Kualifikuar.


