Konfindustria kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor për menaxhimin e sistemit energjetik

Konfindustria kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor për menaxhimin e sistemit energjetik

Konfindustria në njoftimin e sotëm i ka bërë thirrje sërish Kuvendit që të krijojë një komision hetimor për vlerësimin e sistemit energjetik.

Konfindustria, në kushtet e krizës energjetike të shpallur dhe shkaqet e krijimit të saj, i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të krijojë komision hetimor për vlerësimin e menaxhimit të sistemit energjetik në vitet 2021-2022.

Njëkohësisht, si pjesë e procesit të sipërpërmendur ERE/Enti Rregullator i Energjisë të thërritet në seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për të dhënë shpjegimet për vendimet e fundit për fashën e energjisë, 5- fishimin rritjes së çmimi dhe vlerësimin e pavarësisë institucionale të tij”.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Konfindustria vlerëson që ngritja e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për menaxhimin e sistemit energjetik, është tepër e vonuar dhe duhet të ishte kryer menjëherë pas shpalljes së krizës energjetike në vitin 2021.

Vlerësojmë, se në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike se nevojat për konsum të brendshëm dhe pa shpjegime kaloi në krizë. Ka të dhëna të shumta të besueshme, që shkaqet e kalimit në krizë energjetike në vitet 2021-22 lidhen me keqmenaxhimin skajor të sistemit. Shpjegimet lidhur me kalimin në krizë energjetike në kushtet e mësipërme duhet të hetohen dhe të bëhen të njohura për publikun nga komisioni hetimor i Kuvendit të Shqipërisë.

Ndër të tjera theksohet se Shqipëria, që prodhon energji elektrike nga burimet ujore, është relativisht e pavarur nga tregjet ndërkombëtare të lidhura me gazin rus dhe konfliktin në Ukrainë.

Në kushte të një menaxhimi normal të sistemit energjetik dhe strategjive profesionale Shqipëria jo vetëm nuk duhet të kishte kaluar në krizë energjetike, por duhet të kishte përfituar epërsi të rëndësishme ekonomike dhe tregtare në kushtet e sotme të zhvillime ndërkombëtare energjetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy