INSTAT rishikon Prodhimin e Brendshëm Bruto për 2014, e çon në 2.02 % nga 1,89 % që ishte me matjet tremujore.
Ndërkaq Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vitin 2014 arriti në 484 mijë lekë (ose 3.457 €) nga 466 mijë lekë (ose 3.323 €) që ishte në vitin 2013. Në vitin 2014 ekonomia shqiptare shënoi një rritje reale (në volum) prej +2,02 % krahasuar me vitin 2013.



