Fermerët në Kuçovë nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, ndërsa një pjesë e tokave vijojnë të mbeten nën ujë.
Situata paraqitet e vështirë edhe për shkak të rritjes së kostove të prodhimit dhe në këto kushte, fermerët i bëjnë apel shtetit për mbështetje, duke theksuar se, në mungesë të ndihmës, rimëkëmbja e ekonomisë bujqësore do të jetë tejet e vështirë.



