Moody’s: Koronavirusi rrezikon të na çojë në krizë globale

Moody’s: Koronavirusi rrezikon të na çojë në krizë globale

Koronavirusi mund të shkaktojë një recesion global. Ky është parashikimi i agjencisë “Moody’s”, e cila thotë se marrja e disa masave jo vetëm që rekomandohet, por është jashtëzakonisht e detyrueshme. Sipas agjencisë së vlerësimit, një skenar i tillë mund të materializohej vetëm nëse Covid-19 shndërrohet në një pandemi të vërtetë. Sipas ekonomistëve, një skenar i tillë ka një shans 40% për t’u realizuar.

Por efektet e virusit të ardhur nga Lindja mund të dëmtojnë ekonominë botërore edhe pa u shndërruar në njollën e zezë apokaliptike dhe të paparashikueshme. Kjo për shkak se mbyllja e kompanive në Kinë, përhapja e virusit në Korenë e Jugut dhe ardhja në Evropë, me Italinë si një epiqendër, rrezikon seriozisht ngadalësimin e rritjes së PBB-së globale. “Moody” parashikon tashmë një tkurrje 0.4% në të gjithë botën për vitin 2020, megjithëse gjithçka varet nga evolucioni i infeksionit. Shtetet e Bashkuara mund të preken në mënyrë tangjente, duke pasur parasysh që ekonomia e tyre është "më e izoluar, por sigurisht jo imune".

Komisioni Evropian, i cili dje publikoi një raport për 27 vendet anëtare të BE-së, zgjedh të jetë i matur. "Rreziqet e koronavirusit tashmë janë materializuar pjesërisht - thotë Paolo Gentiloni, Komisioneri i BE për Ekonominë - por është shumë herët për të bërë vlerësime serioze". Sidoqoftë, ish-kryeministri italian u bën thirrje vendeve të ndërmarrin masa për të shmangur recesionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy