KLSH kallëzon ish-drejtorin e Agjencisë së Pronave (VIDEO)

KLSH kallëzon ish-drejtorin e Agjencisë së Pronave (VIDEO)

Kallëzim penal për ish-Nëndrejtorin e përgjithshëm dhe ish-Drejtor i kompensimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në Tiranë. Ish drejtori O.RR akuzohet se ka kompensuar ish pronarët në mënyrë joligjore dhe duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të madh ekonomik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-Nëndrejtorin e përgjithshëm dhe ish-Drejtor i kompensimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në Tiranë .

 Ish drejtori O.RR ka ushtruar detyrën e tuj nga viti 2014 – 2017, dhe akuzohet se ka marrë vendime joligjore dhe të pasakta, duke bërë kompensime financiare jo sipas zërit kadastral që prona ka patur në kohën e shpronësimit.

Sipas KLSH personi në fjalë ka ndryshuar gjendjen e pronës duke ndryshuar vlerën e kompensimit dhe duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, në disbursimin e ish-pronarëve në vlerën e 736,006 mijë lekë dhe shpronësimi është kryer fizikisht duke shkelur dispozitat ligjore.

Po ashtu janë konstatuar dy raste ku mbi bazën e një dokumenti pa vulë dhe emërtim vendimi ish drejtori ka marrë vendime për kompensim financiar në vlerën 94,762,840 lekë dhe kompensim fizik me sipërfaqen 45227.5m2 arë.

Veç shkeljeve të lartpërmendura janë gjetur 10 raste ku është ndryshuar zëri kadastral që prona ka patur dhe është zëvendësuar me truall, dhe për këtë emërtim ka kompensuar ish pronarët në mungesë të dokumentacionit të shpronësimit  me vlerë totale prej 350,189,095 lekë.

Shtetasi O.RR në 9 raste ka bërë edhe kompensimin e pronave në kundërshtim me hartën dixhitale dhe vijat kufizuese, dhe shuma e kompensimit arrin në 283,626,509 lekë. po ashtu në disa raste ka bërë rivlerësim të vendimeve administrative të formës së prerë të cilët kanë vendosur kompensimin financiar, duke rritur vlerën e kompensimit me 7,428,000 lekë.

Për sa më lart KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë  ish drejtorin I cili akuzohet për shpërdorim detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy