Koumoutsakou: Greqia ndër investitorët kryesorë në Shqipëri, 258 milionë euro investime direkte

Koumoutsakou: Greqia ndër investitorët kryesorë në Shqipëri, 258 milionë euro investime direkte

Kreu i Departamentit të Ekonomisë e Tregtisë në Ambasadën Greke, Maria Koumoutsakou thotë se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve kanë qenë shumë të mira dhe janë drejt përmirësimit dhe forcimit të mëtejshëm.


Në një intervistë për “MCN Economy”, ajo deklaroi se Greqia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë dhe është një ndër pesë investitorët kryesorë në Shqipëri.


Sipas saj, investimet e drejtpërdrejta greke në Shqipëri për 2024 arriti në 258 milionë euro duke shënuar një rritje prej 9.3% krahasuar me vitin 2023.


Sa i përket tregtisë së mallrave, Greqia përbën një partner të qëndrueshëm për Shqipërinë, vëllimi i tregtisë dypalëseh të produkteve arriti në 2024, 1 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje reflekton kryesisht rritjen e importeve shqiptare nga Greqia. Fakti që produktet greke përbëjnë 8% të importeve totale të Shqipërisë, ndërsa importet greke nga Shqipëria përbëjnë 7%, tregon lidhjen e ngushtë mes dy vendeve. Vlera e eksporteve greke në 2024 artriti në 68 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 20% krahasuar me 2023.

 Greqia përbën dhe një destinacion të rëndësishëm për produktet shqiptare. Sektorët më të rëndësishëm të bashkëpunimit janë energjia, ndërtimet, materialet e qëndrueshme të ndërtimit dhe tregtia e pijeve. Nga viti 2019 e në vijim regjistrohen 341 kompani që kanë lidhje me Greqinë, nga të cilat 205 janë greke dhe 136 janë kompani të përbashkëta shqiptaro-greke, që veprojnë në sektorët e ndërtimit, nxjerrja minerare, turizmi, transporti etj., duke ofruar vlerë të shtuar si për ekonominë shqiptare dhe atë greke.  

Shqipëria synon krijimin e parqeve teknologjike dhe forcimin e inovacionit, që të shndërrohet në një qendër rajonale për teknologjinë. Investimet e drejtpërdrejta greke në Shqipëri për 2024 arriti në 258 milionë euro duke shënuar një rritje prej 9.3% krahasuar me 2023. Greqia paraqitet ndër pesë investitorët kryesorë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy