Ekonomia e së ardhmes i përket Azisë/ Parashikimi: Kina do t’i marrë “fronin” Amerikës

Ekonomia e së ardhmes i përket Azisë/ Parashikimi: Kina do t’i marrë “fronin” Amerikës

Rritja e peshës së ekonomive më të mëdha të Azisë  do të vijojë edhe në vitin 2018 e përtej tij. Sipas parashikimeve, Azia do të dominojë eekonominë botërore brenda 10 viteve.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg” citon raportin e Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznes (CEBR) në Londër, sipas të cilit India do të kapërcejë Britaninë dhe Francën në vitn 2018, duke u bërë kështu e pesta në listën e ekonomive më të mëdha në borë. Ajo do të hidhet në vendin e tretë deri në vitin 2027, duke lënë pas Gjermaninë.

Në vitin 2032, tre prej katër ekonomive më të mëdha botërore do të jenë aziatike: Kina, India dhe Japonia. Në të njëjtën kohë, Kina do t’ia ketë rrëmbyer SHBA-ve vendin e parë. Progresi ekonomik i Indisë nuk do të ndalet. Sipas raportit të CEBR, në gjysmën e dytë të këtij shekulli, ajo do të arrijë në krye të listës.

Po ashtu, deri në vitin 2032, Koreja e Jugut dhe Indonezia do të kenë hyrë në 10-she, duke zënë vendin e Italisë dhe Kanadasë. / Përgatiti: G.S. /  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy