Një grabitje banke me disa të papritura.
Një grabitës në Springettsbury Township në Pensilvani, SHBA, nuk e kishte parashikuar se paratë do t’i binin rrugës pasi të dilte nga banka.
Megjithatë, pavarësisht këtij detaji të paparashikuar dhe faktit se lëvizte me një biçikletë, ai ia ka dalë t’i shpëtojë policisë.
Kjo e fundit e ka shpërndarë videon për të bërë të mundur identifikimin e autorit të grabitjes.



