
Edmond Panariti, nga Partia e Lirisë thotë se sot në Shqipëri çmimi i naftës është dyfish më i shtrenjtë se në Amerikë, ndërsa këtu, Bordi fiksoi çmimin prej 220 lekë litri.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Panariti sjell në fokus se sa është çmimi i naftës në Amerikë, ku një litër shitet më pak se një dollar.
Sipas Panaritit, çmimi i naftës është dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër.
Për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë.
1 gallon ka rreth 3,8 litra.
Pra sot , një litër naftë në tregun Amerikan është pak më shumë se 1 dollar, ose 120 lekë litri.
Po sot bordi fiksoi çmimin e naftës te ne, në 220 lekë litri.
Pra rreth dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër.



