BE-ja ringjall praktikën bankare që shkaktoi krizën financiare të vitit 2008

BE-ja ringjall praktikën bankare që shkaktoi krizën financiare të vitit 2008

Bruksel – Bashkimi Europian synon të rikthejë në përdorim një praktikë të diskutueshme financiare, e cila shpesh është fajësuar për rolin e saj në krizën globale të vitit 2008, me qëllimin për të nxitur bankat të shtojnë kreditimin dhe të gjallërojnë ekonominë.

Këtë të martë, Komisioni Evropian do të publikojë një paketë ligjore që synon të rikthejë në funksion industrinë e lidhur me praktikën e njohur si ‘securitization’, pas rregullave të ashpra të vendosura pas krizës financiare, të cilat pothuajse e kishin zhdukur përdorimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Securitization” është praktika ku bankat ripaketojnë dhe rishesin borxhin. Kjo metodë u lejon bankave të zhvendosin disa asete nga bilancet e tyre, duke u dhënë atyre më shumë hapësirë ​​për të dhënë kredi të reja.

Gjatë bumit të kredidhënies përpara krizës së vitit 2008, bankat amerikane i shitën investitorëve në mbarë botën kreditë më të rrezikshme të njohura si “subprime”. Kur plasi flluska e tregut të banesave në SHBA dhe huamarrësit nisën të mos shlyenin masivisht detyrimet, pasoi një krizë financiare globale.

Brukseli tani dëshiron të lehtësojë rregullat që rregullojnë këtë praktikë, që do të thotë se bankat do të duhet të vënë mënjanë më pak kapital për kreditë që tregtojnë, si dhe të lehtësojnë rregullat e verifikimit të kujdesit të duhur dhe raportimit rreth kësaj praktike. Por Komisioni këmbëngul se do të mbeten mjaftueshëm masa mbrojtëse për t'u mbrojtur nga një përsëritje e vitit 2008.

Tregu evropian është shumë i vogël në krahasim me të tjerët në nivel global. Ai u tkurr nga rreth 2 trilionë euro në kulmin e tij para krizës në 1.2 trilionë euro tani. Tregu amerikan është rritur nga 11.3 trilionë dollarë (9.76 trilionë euro) që ishte në vitin 2008 në 13.7 trilionë dollarë (11.83 trilionë euro) tani, duke bërë që zyrtarët e lartë në Komision ta quajnë praktikën e “securitization” një "mjet të nënshfrytëzuar në Evropë".

Raportime politike nga figura si ish-kryeministrat italianë Enrico Letta dhe Mario Draghi mbi mënyrën e nxitjes së ekonomisë së dobët të bllokut, bënë thirrje për një ringjallje të praktikës “securitization” në BE për të nxitur kreditimin bankar për bizneset. 

Shtytja ndaj kësaj praktike është pjesë e planit më të gjerë të Komisionit për të stimuluar një kulturë investimi në bllok dhe për të ndryshuar rritjen e tij ekonomike të ngadaltë.

Qeveritë, përfshirë ato në Francë dhe Gjermani, kanë lobuar shumë për të lehtësuar rregullat, pasi kjo do të nxiste sektorët e tyre bankarë, ndërsa ministrat e financave dhe krerët e qeverive i bënë thirrje  Komisionit të ringjallë tregun duke e bërë këtë një përparësi politike për Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen kur ajo u rizgjodh vitin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy