
Qeveria shqiptare është optimiste për eurobondin 700 milionë euro. Në pritje të përfundimit të ankandit, gazetari i ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, tha në studion e lajmeve se sinjalet janë pozitive. Sipas Tomorrit, ky borxh mund të merret me interesa të leverdishme dhe do të ketë një maturim 10-vjeçar.
Ky është treni i fundit për të përfituar një interes më të mirë. Për shkak të krizës në 2008 dhe për shkak të pandemisë, normat e interesit kanë qenë të ulëta. Ky është momenti i fundit kur Shqipërisë mund të marrë një normë interesi të favorshme. Mendoj që qeveria do të arrijë t’i sigurojë. Besoj se interesi do të luhatet. Këtë herë po kërkohet një huamarrje 10-vjeçare. Por rezultatet e ankandit do t’i shohim shumë shpejt. Fakti që atmosfera është pozitive është sinjal inkurajues.



