Paketa fiskale 2018, përjashtohen hotelet nga TVSH dhe TF, bizneset e IT % tatim fitim vetëm 5%

Paketa fiskale 2018, përjashtohen hotelet nga TVSH dhe TF, bizneset e IT % tatim fitim vetëm 5%

Qeveria ka bërë gati paketën fiskale të vitit 2018. Ndër ndryshimet kryesore spikasin përjashtimi i hoteleve me 4 dhe pesë yje nga Tatimi mbi Fitimin për 10 vitet e para. Gjithashtu norma e tatimit mbi fitimin për bizneset e software  zbret në 5 % pas 1 janarit 2018 nga 15 % që është aktualisht. Rritet akciza për cigarillot. Taksimi për automjetet e luksit zgjerohet edhe për kapacitetet 6+1 nga 4+1 që është në paketën fiskale aktuale. Ja paketa e plotë fiskale 2018:

Përjashtohen hotelet me 5 yje nga TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin

Qeveria ka marrë në konsiderate incentivimin për sektorin e turizmit duke ulur normën tatimore në 0% për 10 vitet e para fiskale, për strukturat akomoduese “Hotelet me 4&5 yje, status special”, sipas përcaktimeve të ligjit të fushës së turizmit dhe incentivimin në fushën e prodhimit të software-ve duke reduktuar normën tatimore nga 15% në 5%, si një instrument i rëndësishme për të incentivuar mbajtjen e kapaciteteve intelektuale brenda vendit si një faktor i kyç për zhvillimin teknologjik dhe atë ekonomik.

Gjithashtu shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për qind, aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese të çertifikuara “Hotel me pesë yje, status special” sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit.”

Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave ka të drejtë të caktojë me vendim që për ndonjë kategori personash të tatueshëm periudha tatimore të jetë më e gjatë se një muaj, por jo më e gjatë se një vit kalendarik.”

Këshilli i Ministrave ka të drejtë të caktojë me vendim që për ndonjë kategori personash të tatueshëm, regjistrat përmbledhës që shoqërojnë deklaratën e TVSH-së, të jenë për një periudhë më të gjatë se muaji, por jo më e gjatë se një vit kalendarik.”

Tatimi fitimi 5 % për bizneset e IT

Për personat fizik dhe juridik të cilët ushtrojnë aktivitet në prodhimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është në masën 5%. Për qëllime të këtij vendimi, Këshilli i Ministrave përcakton me vendim, aktivitetet që përfshihen në fushën e prodhimit të softëare-ve si dhe procedurat për zbatimin e këtij paragrafi.

Rritet akciza për cigarillot

“Mallrat e tatueshme me akcizë në Republikën e Shqipërisë”, bashkëlidhur ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nëndarja iII “Duhan dhe nënproduktet e tij”, kategoria T200 “Cigare që përmbajnë duhan”, me kod nomenklature 24 02 20 dhe përshkrim “Cigare që përmbajnë duhan”, shkalla e taksimit më 1 Janar 2018 nga “… 5750 lekë/1000 copë” ndryshohet dhe bëhet “… 5850 lekë/1000 copë”.

 

Taksa për makinat e luksit shtrihet në autoveturat 6+1

Sipas DPTSHRR, janë rreth 909 autovetura te regjistruara aktualisht me kapacitet 6+1 të cilat i janë nënshtruar modifikimeve për arsye të evitimit të kësaj takse. Efekti negativ në buxhetin e shtetit është 19.000.000 lekë nga mostaksimi i këtyre automjeteve të cilat duhet të konsiderohen makina luksi.

Për këtë qëllim propozohet me anë të këtij ligji rritja e kapacitetit të vendeve nga 4+1 në 6+1.

Ky projektligj synon të rregullojë dispozitat që lidhen me çështje të zbatimit lidhur taksën regjistrimi fillestar dhe taksë e përvitshme për automjetet luksoze dhe rregullimin e dispozitës që lidhet me tarifat e shërbimeve të gjyqësorit të cilat do të rregullohen me ligj të veçantë.

Ky projektligj synon të ndryshojë kriterin e kapacitetit fizik të automjeteve që konsiderohen automjete luksi për qëllime të këtij ligji. Aktualisht me ligjin në fuqi, konsiderohen automjete luksi, autoveturat deri në 4+1të cilat plotësojën të paktën një nga kriteret:

  1. a) cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose
  2. b) vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Me ndryshimet e propozuara në këtë ligj, synohet qe kriteri “4+1” të zëvendësohet me kriterin “6+1”.

Ky propozim ka ardhur nga DPTSHRR në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Ky institucion ka përcjellë shqetësimin lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstruktiv të mjeteve të cilët kanë cilindratë më të madhe më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kerkuar uljen nga 4+1 në 6+1. Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse.

Gjthashtu, propozohet riformulimi i nenit 11, gërma “ç” të ligjit ekzistues. Neni 11, përcakton se cilat janë tarifat e shërbimit, sipas ligjit për taksat kombëtare, ku ndër të tjera gërma “ç” parashikon se janë tarifa shërbimi, tarifat për veprime e shërbime të administratës gjyqësore e Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe noterisë.

Nivelet minimale të tarifave të shërbimit, të përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni, si dhe agjentët tatimorë e komisionet përkatëse të tyre përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe të titullarëve të institucioneve përkatëse.

Ndërkohë në kuadër të reformës në drejtësi ku si prioritet ka qenë rritja e efiçencës së sistemit gjyqësor, përmirësimi i shërbimit dhe i financimit të sistemit gjyqësor , është propozuar përcaktimi me ligj të veçantë i tarifave të gjyqësorit. Në këtë kontekst nevojitet shfuqizimi i tarofës së shërbimit për veprime e shërbime të administratës gjyqësore, i parashkuar në nenin 11 gërma “ç”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy