Qeveria kineze financon të gjithë ata që duan të blejnë një makinë

Qeveria kineze financon të gjithë ata që duan të blejnë një makinë

Kina ka vendosur të shpërndajë para me qëllimin për të ndihmuar tregun më të madh në botë të automjeteve të ringrihet pas pandemisë Covid-19.

Këtë vit janë shitur rreth 3.7 milionë makina në Kinë, ndërsa në një vit normal do të ishin shitur më shumë se 6 milionë makina të reja.

Për këtë arsye, qeveria kineze ka menduar të shpërndajë para për të ndihmuar industrinë e automobilave.

Shitjet e makinave ranë me 42% në tremujorin e parë të vitit 2020, në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuar në fund të javës së kaluar nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automjeteve.

Ndërsa kjo është kryesisht për shkak të një rënieje të madhe me plot 79% në shkurt, kur vendi me 1.4 miliardë njerëz regjistroi vetëm 310,000 shitje, tregu mbetet shumë ende i dobët.

Vetëm 1.43 milionë automjete u shitën në Kinë muajin e kaluar, një rënie prej 43% krahasuar me muajin mars të 2019-ës.

Industria e automjeteve luan një rol vendimtar në ekonominë e Kinës.

Më shumë se 40 milionë njerëz në vend mbështeten tek sektori për punë direkte ose indirekte.

Industria gjeneron më shumë se 1 trilionë dollarë të ardhura çdo vit, afërsisht 10% të prodhimit të Kinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy