Lufta në Izrael, Shehu: Shqipëria do i ndjejë ndryshimet në treg, nuk kemi prodhim (VIDEO)

Lufta në Izrael, Shehu: Shqipëria do i ndjejë ndryshimet në treg, nuk kemi prodhim (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, për pasojat e luftës Izrael-Hamas në ekonomi, thotë se konfliktet pavarësisht se ku ndodhin kanë efekt në të gjithë botën, pasi në ekonomi është një faktor i padukshëm dhe i pamatshëm që është efekti psikologjik.

Në një lidhje për MCN Live ai deklaroi se sjellja e të gjithë aktorëve ekonomikë dhe politikë të biznesit ndikon, pasi cilësohet si rrezik i shtuar.

Ne nuk kemi ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë, për shkak të përmasave të marrëdhënieve ekonomike që kemi, por ne kemi marrëdhënie me vende të tjera që mund të ndikohen në mënyrë më të drejtpërdrejtë.

Ne jemi ekonomi më vulnerabël, qoftë për strukturën qeverisëse edhe nga pikëpamja ekonomike dhe mund të ketë spekulime në raste të tilla trazirash.

Në Shqipëri e kemi të provuar që nga pandemia, sidomos për disa produkte bazë ekonomike siç janë karburante, që po e vuajmë dhe aktualisht.

Kemi një luftë që është në një zonë kyçe për furnizimin e zonës me naftë, por ne do të ndikohemi në zhvillimet ekonomike në zonën e OPEC dhe në Shqipëri do të ndjehet në mënyrë të shtuar pasi nuk jemi aktorë të rëndësishëm në këtë treg.

Ne nuk jemi blerës drejtpërdrejtë të zonës së OPEC, por ndryshimet e tregut do të reflektohen në mënyrë të shtuar në Shqipëri.

Shehu shtoi se Shqipëria ka nevojë për një strukturë ekonomike që të garantojë rritje të qëndrueshme, ka nevojë për ekspertë dhe vullnet qeverisës dhe nuk mund të kemi model ekonomik

Sipas tij, vendet arabe i bëri të pasura nafta dhe jo krijimi i një ekonomie të diversifikuar dhe pastaj është dhe mënyra se si qeveriset.

Shqipërisë i mungon një strukturë, manifaktura, industria, nuk ka prodhim në vend. Nuk ke presion të ofertës në treg.

Ti e ke rritjen ekonomike të bazuare te struktura e ndërtimeve nga faktorë të përkohshëm nga të ardhura që nuk dihet se nga vijnë. Banesat rrinë të fjetura, nuk kontribuojnë më në PBB.

Nisur nga situata që në Shqipëri ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, por krijimi i një ambienti që garanton rritjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare.

Rreziku më i madh është që BE dhe SHBA kanë dështuar me financimet e tyre se shkojnë dhe japin financime për ndihma humanitare në vend që të japin ndihma për zhvillimin e këtij vendi.

Në Shqipëri, procesi i Berlinit që do të ndodhë në Tiranë, është pasardhës i disa projekteve që nga Pakti i Stabilitetit që kanë pasur zero impakt në Shqipëri dhe Procesi i Berlinit do japë zero impakt, pasi vendet e Ballkanit nuk kanë kohezion, nuk kanë transparencë për destinacionin e fondeve që jepen.

Ne jemi shembulli më i keq sidomos me anulimin që BE i bëri fondeve të IPARD për bujqësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy