BQE rrit normat e interesit për herë të parë pas tre vitesh

BQE rrit normat e interesit për herë të parë pas tre vitesh

Banka Qendrore Evropiane ka vendosur të rrisë normat e interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke shënuar rritjen e parë që nga shtatori i vitit 2023.

 

Sipas vendimit të Këshillit Drejtues të BQE-së, norma e depozitave rritet nga 2% në 2.25%, ndërsa norma kryesore e rifinancimit nga 2.15% në 2.40%. Po ashtu, norma marxhinale e huadhënies kalon nga 2.40% në 2.65%.

 

Ky veprim vjen si përgjigje ndaj pasigurive ekonomike dhe rritjes së çmimeve të energjisë, të shkaktuara nga konflikti në Iran. Vendimi ishte pritur nga shumica e ekonomistëve.

 

Përveç rritjes së normave, BQE ka ulur edhe parashikimet për rritjen ekonomike. Ekonomia e eurozonës pritet të rritet me 0.8% në vitin 2026, më pak se sa ishte parashikuar më parë. Për vitin 2027 parashikohet një rritje prej 1.2%, ndërsa në vitin 2028 prej 1.5%.

 

Nga ana tjetër, inflacioni pritet të mbetet i lartë. BQE vlerëson se ai do të arrijë rreth 3% në vitin 2026, do të bjerë në 2.3% në vitin 2027 dhe do të kthehet në objektivin 2% vetëm në vitin 2028.

 

Në deklaratën e saj, BQE theksoi se perspektiva ekonomike mbetet e pasigurt, me rreziqe për rritje të mëtejshme të inflacionit dhe ngadalësim të ekonomisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy