51.2 mln eurot e parashikuara në buxhetin e vitit 2022 për blerje makinash, mirëmbajtje të ndërtesave qeveritare si dhe blerje kompjuterash për administratën, ngjalli debate në Komisionin e Ekonomisë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Deputetët e opozitës thanë se për nevoja të saj qeveria ka shtuar shpenzimet administrative duke reduktuar fondet e alokuara për pensionistët por edhe për kategorinë e të përndjekurve politikë.
Pjesë e debatit ishte edhe premtimi I qeverisë për uljen e buxhetit publik.
Buxheti i vitit të ardhshëm do të arrijë vlerën e rreth 5.2 miliardë eurove, me objektiv vijimin e rimëkëmbjes ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë. Sipas ministres Ibrahimi investimet do të përqendrohen në shëndetësi, infrastrukturë e arsim.



