Çmimi i naftës në SHBA ka shënuar një rënie drastike për herë të parë në histori.
Çmimet ranë nën zero, duke futur tregjet në një univers paralel ku tregtarët ishin të gatshëm të paguanin 40 dollarë për fuçi vetëm për të marrë dikë që t’iu hiqte nga inventari fuçitë e naftës.

Indeksi i Teksasit Perëndimor, që ka qenë pikë referimi për industrinë e naftës amerikane për dekada të tëra, duke parë tregun e luftërave dhe krizave financiare, tregon se asnjë ngjarje e caktuar nuk shihet si tipike për rënien, por aktualisht çmimet kanë rënë nga 17,85 dollarë për fuçi në minus 37.63 dollarë për fuçi.
Rënia negative ishte vetëm një veprim ekstrem dhe i papritur kur tregtarët kishin tashmë një marrëveshje për uljen e prodhimit dhe përgatiteshin për skadimin e kontratës në maj.
Nga ana tjetër, indeksi Brent, si pikë referimi për Europën, me bazë në Londër, përfundoi ditën me rënie të ndjeshme, por përsëri ende mbi 25 dollarë për fuçi.
Kërkesa për naftë është shumë e ulët në kohën e pandemisë së koronavirusit, për shkak të bllokimit të gjithanshëm në të gjithë botën dhe izolimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.



