Ankandi i obligacioneve në euro u karakterizua nga një kërkesë shumë e lartë e tregut për këto instrumente. Shuma totale e kërkesave për obligacione arriti në afro 98 milionë euro, ose 2.8 herë më shumë në raport me vlerën e shpallur për financim nga qeveria shqiptare.


