Romeo Kara denoncuesi kryesor i aferës CEZ-DIA akuzon kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta se është duke përdorur killerat e tij dhe paratë që ka vjedhur nga shteti për ta shantazhuar atë dhe familjen.
Nga studio e MCN live, Kara tha se do të mbrojë familjen ndërsa shtoi se fletët e dosjes së madhe sapo janë hapur dhe se Ilir Meta duhet të përgatitet për ditë më të vështira.



