SPAK rekord sekuestrimesh/ Preçi: Sfida kryesore, kthimi i aseteve në dobi të interesit publik dhe të buxhetit të shtetit (VIDEO)

SPAK rekord sekuestrimesh/ Preçi: Sfida kryesore, kthimi i aseteve në dobi të interesit publik dhe të buxhetit të shtetit (VIDEO)

Gjatë vitit 2026, vlera totale e aseteve të sekuestruara nga SPAK ka arritur në rreth 45 milionë euro. 

 

Ndërkohë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar një listë me më shumë se 260 prona të nxjerra për shitje ose dhënie me qira.

 

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, në një intervistë për MCN Economy, konsideron se sfida kryesore nuk është vetëm sekuestrimi i pasurive me origjinë kriminale, por kthimi i tyre në dobi të interesit publik dhe të buxhetit të shtetit.

 

 

Duhet të presim përfundimin e hetimeve dhe të shohim se çfarë përfiton realisht buxheti i shtetit nga konfiskimi i këtyre pasurive. 

 

Interesi publik qëndron te largimi nga tregu i aktorëve që deformojnë konkurrencën dhe gjenerojnë para informale, por edhe te fakti se sa nga këto pasuri përfundojnë në të mirë të qytetarëve. 

 

 

Sipas tij, investimi i kapitaleve me origjinë kriminale në sektorë fitimprurës, veçanërisht në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme, ka sjellë deformime të konsiderueshme në ekonominë shqiptare.

 

 

Paratë e pista në ndërtim kanë krijuar shtrembërime të mëdha në tregun real. 

 

Kjo reflektohet edhe në numrin e lartë të apartamenteve të pashitura ose të pabanuara, ndërsa institucionet shpesh kanë treguar tolerancë ndaj fenomeneve që ndikojnë negativisht në konkurrencën e ndershme. 

 

 

Preçi ngriti shqetësimin edhe për mënyrën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. 

 

 

Në shumë raste familjarë apo persona të lidhur me subjektet e dënuara arrijnë të rimarrin kontrollin faktik të këtyre pasurive përmes procedurave të ndryshme.

 

Mungon një strategji e qartë dhe një kuadër ligjor më efektiv për përdorimin e këtyre aseteve në interes publik.

 

Nuk ka ende një listë të saktë dhe transparente për administrimin e këtyre pasurive. 

 

Në vende të tjera, prona të tilla shndërrohen në qendra sociale, shkolla, shtëpi për të moshuarit apo shërbime të tjera publike. 

Ne jemi ende larg kësaj qasjeje. 

 

 

Sipas ekspertit Preçi, me legjislacionin aktual është tepër e vështirë që asetet e konfiskuara të përkthehen në të ardhura të prekshme për buxhetin e shtetit. 

 

 

Eshtë shumë e vështirë që pronat e konfiskuara të përkthehen në të ardhura të prekshme për buxhetin e shtetit. 

 

 Prandaj nevojiten reforma që të garantojnë se pasuritë e sekuestruara nga aktiviteti kriminal do të rikthehen në shërbim të qytetarëve.

 

Jemi ende larg modelit ku paratë dhe pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar kthehen realisht në interes publik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy