Shtyrja nga Senati i marrëveshjes për pensionet, Trimçev: Mungon vullneti nga qeveria italiane

Shtyrja nga Senati i marrëveshjes për pensionet, Trimçev: Mungon vullneti nga qeveria italiane

Dritan Trimçev nga shoqata “Diaspora”, për shtyrjen nga Senati italian të marrëveshjes për pensionet me Shqipërinë pasi ka kërkuar më shumë informacion mbi kontributet gjatë pandemisë thotë se qeveria e shtetit fqinj do të shprehet ditën e nesërme.

Duke folur për “MCN Economy”, ai tha se ka kaluar një vit dhe nga qeveria italiane nuk është treguar vullneti i duhur për pensionet.

Nuk ka asgjë të falur, shqiptarët dhe italianët do të marrin vetëm kontributet e tyre, asgjë tjetër. Pezullimi është thjesht një aspekt burokratik italian.

Marrëveshja duhet të aprovohet në Senatin italian, në komisionin e pestë, mbetet komisioni i drejtësisë i cili me sa duket nuk do e shqyrtojë këtë.

Komisioni i tretë ai i punëve të jashtme e kalon. Mbasi marrëveshja të hyjë në fuqi duhen nxjerrë urdhëresat e ndryshme nga të dyja palët.

Nga marrëveshja ka dy lloj përfitimesh, fëmijët që do kenë mundësi të marrin pension nëse do kenë mundësi të punojnë në Shqipëri përveç Italisë dhe unë që kam punuar dhe në Shqipëri dhe në Itali, ku bashkohen vitet e punës.

Maksimumi janë 3 mijë persona janë ata që mund të përfitojnë.

Kjo i hap rrugën lëvizjes së lirë të punonjësve, se një ndërmarrje shqiptare mund të dërgojë në Itali deri në dy vjet punonjësit e saj të punojnë në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy