
Autostrada Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin e saj prej kohësh, ndërsa në pranverën e 2013-ës u hap edhe tuneli i Krrabës duke shkurtuar shumë distancën kohore mes dy vendeve por që prej asaj kohe, kjo rrugë vetëm ka marrë para nga buxheti i shtetit dhe mbyllja e punimeve është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme.
Edhe kësaj here qeveria shqiptare ka miratuar me Vendim të këshillit të Ministrave, marrëveshjen e huasë për riparimet emergjente të rrugës Tiranë-Elbasan.
Sipas VKM-së së publikuar sot, qeveria shqiptare do të marrë 16 milionë dollarë borxh, për të investuar në riparimin e këtij aksi rrugor.
Këtë hua qeveria do ta marrë nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), ndërsa bëhet fjalër për rehabilitimin e aksit rrugor, në dalje të tunelit, ku një masiv shkëmbor është shembur prej disa kohësh.




