Ish Drejtori i DPPP, Elvis Koçi në ‘MCN Economy’ ka folur për atë që ka ndryshuar në raportin e fundit për paratë e pista.
Ai u shpreh se krahasuar me raportin e vitit 2019 del se kemi nivel të ulët të riskut dhe se kur flasim për persona juridik del qartë se numri i personave juridik është i ulët krahasuar me vendet e tjera.
Sipas tij kanali më i madh i përdorur në Shqipëri për pastrimin e parave janë pasuritë e paluajtshme.
Është një vlerësim risku dhe po ta krahasosh me vlerësimin e bërë më herët në 2019 ka disa gjëra ndryshe dhe disa konstatime të reja. Nëse në 2019 nuk u përdor një metodologji e mirëfilltë si kjo e Evropës dhe krahasimet dhe vlerësimet ishin bazuar në eksperiencën e autoriteteve shqiptare, ndërsa me metodologjinë e re vlerësimi është i krahasueshëm deri në një farë pike me vendet e tjera dhe aty dalin që është niveli i ulët risku.
Kur flitet për personat juridik shprehet qartë se numri i personave juridik është i ulët krahasuar me vendet e tjera. Dhe legjislacioni shqiptar nuk parashikon lehtësira për regjistrimin e këtyre personave.
Përtej kësaj që ishte dhe më herët ky vlerësim ka parasysh ndryshimet e viteve të fundit 2021, 2022 ku është ndërtuar regjistri i pronarëve përfitues dhe kemi tashmë një situatë shumë të qartë dhe pa ekuivoke për kush janë pronarët përfitues të personave juridik.
Më tej ai shtoi se më herët përpara krijimit të regjistrit situata në Shqipëri ishte e tillë që s’kishte shumë persona juridik që kishin pronarë persona juridik të huaj.
E theksoj këtë sepse të gjithë personat juridik të regjistruar si persona juridik në QKB kanë informacion të plotë dhe në vazhdën e krijimit të regjistrit morën dhe një hap që të gjithë personat juridik që kanë pronar juridik fizik vetë QKB e kishte inflamacionin dhe e regjistronte automatikisht x apo y.
Ndërsa SHPK e thjeshta u bë popullimi shumë shpjet dhe morën pozitiven nga ekspertët. Një vlerësim tjetër që vihet re në vlerësimin e riskut është pjesa e sistemit financiar. Në vlerësimin e risksut transaksionet me risk janë pikërisht transferatat jashtë dhe brenda vendit si dhe depozitimet e keshit sidomos këto që kanë gjurmët e ndjekjes.
Po në këtë vlerësim risku duke qenë se sistemi financiar përbëhet nga bankat dhe ato i kanë në nivele shumë të mira të njohjes së ligjit, rreziku është i lartë por me masat që janë marrë ky është një rrezik që është administruar relativisht mirë.
Në vlerësimin që bëjnë për pjesën tjetër të sistemit financiar dokumenti e shpreh qartë se kemi marrë hapa për regjistrimin rregullimin me ligj të kriptovalutave. Në të gjitha rastet shihet se kanali më i madh dhe i përdorur në Shqipëri për pastrim parash është përmes pasurive të paluajtshme.



