Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në Korçë, kap shifrën 198 lekë/litër

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në Korçë, kap shifrën 198 lekë/litër

Në qarkun e Korçës, gjatë ditës së sotme është vërejtur një rritje e ndjeshme e çmimit të naftës në pompat e karburanteve. 

 

Krahasuar me 48 orë më parë, çmimi ka pësuar një rritje të konsiderueshme.

 

Aktualisht, çmimi më i lartë i evidentuar për një litër naftë ka arritur në 198 lekë, ndërsa vetëm dy ditë më parë ai ishte rreth 175 lekë për litër. 

 

Kjo rritje prej rreth 23 lekësh për litër po vihet re në disa pika karburanti në të gjithë qarkun.

 

Ndryshimi i menjëhershëm i çmimeve pritet të ndikojë tek drejtuesit e automjeteve dhe transporti, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo tendencë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy