Operatorët telefonikë/ Buxhuku: S’ka konkurrencë në kushtet e duopolit. Entet rregullatore nuk ndërhyjnë

Operatorët telefonikë/ Buxhuku: S’ka konkurrencë në kushtet e duopolit. Entet rregullatore nuk ndërhyjnë

Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku tha në “Mcn Economy” se fakti që jemi në kushtet e duopolit në tregun e operatorëve telefonikë, ka bërë që të bjerë konkurrenca dhe të rriten çmimet e shërbimeve. Po ashtu Buxhuku tha se entet rregullatore s’kanë vullnet dhe aftësi për të ndërhyrë në treg, duke mbrojtur interesin publik.  

Lidhur me hetimin e hapur ndaj operatorëve telefonikë, s’kemi ndonjë të dhënë, përfundime s’kemi nga Enti Rregullator. Problematikat janë thelbësore për mbarëvajtjen e  këtyre tregjeve që janë mjaft të ndjeshme. Në momentin që nga 4 operatorë, tashmë kemi vetëm 2, pritet rënie e nivelit të konkurrencës, sepse jemi në kushtet e duopolit, ky dy kompani e kanë të lehtë të ndajnë zonat e influencës. Rritja e fitimit të kompanive është në thelb në faktin që janë rritur çmimet. Mund të ketë edhe mirëmenaxhim, ulje kostosh, por kjo mbetet për t’u dyshuar. 

Por mungesa e konkurrencës, ulë cilësinë, dhe u jep mundësinë që të vendosin çmime të larta. Me vetëdije dhe qartësisht është ulur numri i operatorëve në treg, dy herë më pak, është e detyrueshme të rritej kontrolli rregullator i enteve publike mbi operatorët. Përndryshe ata me marrëveshje mund t’i çojnë çmimet edhe në nivele më të larta, cilësia të ulet, të vazhdojnë mashtrimet me paketat. Kemi një shkelje të drejtpërdrejtë të licencës që ata kanë marrë, që entet dhe ekzekutivi duhet të veprojë urgjentisht. Shqipëria s’është han pa porta, që në Sarandë të futet telefonia greke, e Malit të Zi, Maqedonisë e kështu me radhë. 

Prandaj taksapaguesit paguajnë për institucione rregullatore dhe garnatuese, si AKEP-i. Unë këtu shikoj rolin e munguar të Autoritetit Rregullator. Fakt është që ato s’kanë vepruar gjithë këto vite. Përfundimi i parë është që s’kemi ente rregullatorë që të kenë vullnet dhe aftësi për të ndërhyrë në treg në interesin publik, dhe kemi mungesë të theksuar konkurrence që i lejon dy operatorët të merren vesh me njëri-tjetrin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy