Buxhuku: Qeveria nuk ka dëshirë të kontrollojë tregun e karburanteve! Fiskalizimi nuk duhet të delegohet

Buxhuku: Qeveria nuk ka dëshirë të kontrollojë tregun e karburanteve! Fiskalizimi nuk duhet të delegohet

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë deklaroi në emisionin “MCN Economy” se ka një mungesë dëshire të qeverisë për të kontrolluar tregun e karburanteve. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Buxhuku tha se tregu i karburanteve përbën 10% të PBB-së dhe duke e lënë këtë treg të pakontrolluar edhe korrupsioni dhe shpërdorimet janë më të larta.

Është një mungesë dëshire e qëllimshme e qeverisë për të kontrolluar tregun e karburanteve. Ky treg përbën 10% të PBB-së, duke e lënë këtë treg kaq të madh të pakontrolluar, ose kontrolluar pak, edhe shpërdorimet,  vjedhjet dhe korrupsioni është gjigand. Në themel është mungesë vullneti e të gjithë qeverive që ka bërë që një nga tregjet kryesore të vendit të lihet jashtë kontrollit. Ndërkohë që fiskalizojmë tregje të tjera më të vogla, këtë treg e lemë sa më të mjegullt. E para është mosdashja.

Në këtë treg kaq strategjik, me qarkullim 1.5 miliardë dollarë në vit nuk e kuptoj pse shumë operacione bëhen përmes koncesioneve. Është e pamundur që të delegosh një funksion kaq delikat sa fiskalizmi. Këto janë të drejta shtetërore. Markimi, fiskalizmi, të gjithë këto procese që janë të lidhura me karburantet janë të deleguara tek privati, por duhet të ishin funksione të mbajtura nga shteti dhe të padeleguara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy