Në Shqipëri nuk kemi pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur tejnxehje të motorit, duhet të ketë rritje mbi 3% që të ndihet.
Ne kemi inflacion të momentit se na gjeti të paekspozuar kjo krizë si pasojë e luftës në Ukrainë, tek produktet që e kemi pasur të pamundur të krijojmë barriera mbrojtëse.
Është kjo deklarata e bërë nga eksperti i ekonomisë Pano Soko, në emisionin MCN Economy, duke deklaruar se sot 8 vjet më pas Kryeministri i cili tha se këto para që u morën në sektorin e energjisë do të investohen për të mos pasur varësi nga jashtë, por se tashmë ndodhemi në krizë.
Sipas tij, është prodhuar ndër vite kjo krizë që kemi sot dhe se norma bazë e interesit korrigjon ofertën e parasë.
Ai deklaroi se Banka Qendrore nëse do më shumë para në qarkullim, ul normën e interesit dhe se nëse do më pak para, e rrit normën e interesit.
Nuk e zgjidh situatën, rritja e normës së interesit. Nëse ne do të kishim një keqshfrytëzim të ofertës monetare nga ana e ekonomisë, do të kishim reflektim te kursi i këmbimit.
Ne nuk kemi pasur shumë lekë në qarkullim. Por atë bazë sa për të funksionuar, që në thelb nuk është se po performon shumë mirë.
Ofertën monetare, Banka e Shqipërisë e ka të pavarur nga informaliteti. Banka i referohet sasisë së parasë në qarkullim, për tu mbrojtur nga tejrritja e normës së interesit.
Nuk ka pasur politika monetare stimuluese. Çmimet e rritura kanë ardhur si pasojë e kostove. Kostot nuk i bën më të lira norma e interesit.
Nuk ua bën jetën më të lehtë bizneseve, për të prodhuar rritje ekonomike. Dyshoj se rritje reale ekonomike do të kemi. Si ta prodhojmë që të shesim më shumë dhe të kemi më shumë vëllim ekonomik.
Duke lehtësuar kostot. Shtresat në nevojë nga pikëpamja ekonomike nuk është se kanë një peshë kaq të madhe, kanë nga pikëpamja sociale se duhen mbrojtur.
Nuk vijnë efektet negative në ekonomi prej tyre. Te shtresa e mesme duhej targeti. Jemi ne që nuk jemi as pensionistë, as persona me aftësi të kufizuara dhe nuk jemi as të pasur.
Ky është zemra e ekonomisë shqiptare. Duke ndihmuar këtë shtresë të mesme ndihmon ekonominë. Me paketa është e vështirë!
Ti s’më gjen dot mua se jemi të punësuar në privat. Si i gjen qeveria nëpërmjet taksës. Nëse ul TVSH prek dhe të varfrin dhe më lehtëson edhe mua si shtresë e mesme.
Ndaj unë jam për politikë fiskale. Ajo që duhet të kthejmë sytë është thjesht te konsumi.
Soko shtoi se ne kemi humbur barrierën mbrojtëse ndaj produkteve që kishim pavarësinë për t’i prodhuar vetë.



