Gazetari Lorenc Rabeta ngre shqetësimin për mungesën e raportimit financiar për koncensionet, duke e cilësuar si detyrim ligjor.
Ai tha për “MCN Economy” se duhej një analizë se çfarë shërbimi kanë prodhuar sepse gjatë vitit 2024.
Sipas tij, për hir të transparencës ne duhet të dimë se sa kanë kushtuar koncensionet, shpenzimet sa janë dhe ku kanë shkuar.
Në vitin 2024 ka ndodhur një çudi, nuk kemi një raport zyrtar për atë që njihet si një prej shqetësimet më të mëdha buxhetore. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Ministrinë e Financave dhe ka zbuluar se nuk ka një raportim zyrtar për koncensionet.
Kemi 11 koncensione shumë të rëndësishme të cilat peshojnë rëndë në buxhetin e shtetit. Duhej një analizë se çfarë shërbimi kanë prodhuar sepse gjatë vitit 2024, është ngritur Drejtoria e Riskut në Ministrinë e Financave dhe koncensionet duhen analizuar nga kjo drejtori.
Ka ndodhur që njësitë kontraktuese, kanë raportuar në mënyrë të paplotë ose pothuajse fare në ministria e Financave dhe Drejtoria e Riskut ose Drejtoria e Financave nuk janë marrë vesh se kush duhet të bëjë vlerësimin e këtyre koncensioneve.
E rëndësishme është që është një detyrim ligjor. Për hir të transparencës ne duhet të dimë se sa kanë kushtuar koncensionet, shpenzimet sa janë, ku kanë shkuar dhe ku jemi me këtë zë.
Shifra që do paguajmë për koncensionet është më e lartë se ajo që do paguajmë për pensionet vitin e ardhshëm.



