Komisioneri i BE-së: Pa solidaritet, projekti i BE-së në rrezik

Komisioneri i BE-së: Pa solidaritet, projekti i BE-së në rrezik

Projekti i BE-së është në rrezik nëse nuk ka solidaritet në krizën e koronavirusit, thotë komisioneri i ekonomisë për BE-në Paolo Gentiloni.

Ndërsa ekonomia e Evropës po shkon drejt recesionit, udhëheqësit e saj po shqyrtojnë të ashtuquajturën "lidhja korona".

Një grup vendesh të udhëhequra nga Gjermania dhe Holanda janë kundër obligacioneve të tilla, të cilat kërkojnë të ndajnë barrën e borxhit për t’iu përgjigjur situatës së koronavirusit dhe rindërtimit të  ekonomive më pas. Ndërkohë që nëntë shtete përfshirë ato më të goditurat, si Spanja dhe Italia, po i bëjnë presion BE-së që solidariteti të shndërrohet nga fjalë në veprime financiare.

"Një jo për solidaritetin në këtë moment do të rrezikonte të gjithë projektin tonë", tha Paolo Gentiloni, komisioneri i ekonomisë i BE për “Euronews”.

Komentet e tij vijnë pas një bisedimi të tensionuar midis liderëve të BE-së të enjten e kaluar, bisedime të cilat përfunduan pa ndonjë marrëveshje se si do të financohet përgjigja ndaj pasojave ekonomike të koronavirusit.

Gentiloni shtoi se ka shumë mjete për të ndihmuar që ekonomia të kthehet, duke përfshirë mundësinë e përdorimit të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), metodë e preferuar nga Berlini. ESM, do të sigurojë një linjë krediti të kushtëzuar për vendet në nevojë.

Ministrat e financave do të takohen më vonë këtë javë, përmes një video-konference, por ndërtimi i konsensusit rreth masave afatshkurtra mund të jetë i ndërlikuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për "lidhjen korona".

Pandemia ka krijuar një stres të madh në ekonominë globale, me disa ekonomistë që thonë se rënia mund të jetë më e keqe se kriza ekonomike dhe financiare e vitit 2008. Ky është një moment tronditës në historinë e BE-së.

Brukseli tashmë ka liruar rregullat e ndihmës shtetërore, si dhe kufijtë e huamarrjes publike, duke i lejuar vendet të shpenzojnë më shumë për të shpëtuar bizneset në telashe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy